Reagon Ahmeti për rastin e vajzës që e kafshoi qeni – fajëson...

Reagon Ahmeti për rastin e vajzës që e kafshoi qeni – fajëson Qeverinë

Shperndaje në Facebook.

shpend_1479831647-7981940

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmit se një vajzë e mitur është sulmuar sot nga qenët endacak në qendër të Prishtinës dhe si pasojë e lëndimeve ka marrë trajtim mjekësor.
Kreu i Prishtinës ka kërkuar përgjithësi nga Qeveria e Kosovës lidhur me këtë rast, ngase sipas tij ai para gjashtë muajve ka kërkuar që cëshjta e qenëve endacak të shpallet emergjencë shtetërore në Këshillin Kombëtarë të Sigurisë.

“Të përditshme dhe shumë të rrezikshme janë bërë sulmet nga qenët endacak. Para 6 muajsh kam kërkuar që të shpallet emergjencë shtetërore në Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Jam sulmuar nga OJQ-të për mbrojtjen e kafshëve se kam kërkuar diçka radikale, edhe pse nuk kam sygjeruar zgjidhje të një opcioni apo tjetrit. Nuk ka pas ndonje përgjigje nga institucionet e nivelit qendror”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.

Lexo edhe  Kujdes: Ke zënë një shoqe e re? Ja si të sillesh

Ai shtoi se me këtë legjislacion dhe me këto kapacitete buxhetore, komunat nuk kane mundësi që të përballen të vetme me këtë problematikë.

“Urgjente është nevoja për ngritje të nivelit të emergjencës para se me ndodhë ndonjë fatalitet pa marr parasysh në cilën komunë ndodh. Jeta është jetë!!! Ne jemi të gatshëm të participojmë edhe më fonde, edhe me lokacion, por nevojitet një strategji në gjithë Kosovës”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSkuadra e madhe gjermane kërkon Suson
Artikulli tjetër​Ronaldo maskohet për të dal në takim me modelen spanjolle (Foto)