Rrëfehet Izet Haxhija: “Berisha më kërkoi të sulmoja Ambasadën Amerikane më 1997”

Rrëfehet Izet Haxhija: “Berisha më kërkoi të sulmoja Ambasadën Amerikane më 1997”

Shperndaje në Facebook.


Botimi i librit të gazetarit Fred Abrahams ka rikthyer në vëmendjen e opinionit publik ngjarjet e vitit 1997 si edhe bëmat e aktorëve më të rendësishëm politik të asaj periudhe. Në këtë kuadër, ish-badigardi kryesor i Berishës gjatë periudhës 1992-1997, Izet Haxhija ka dhënë një intervistë për gazetën “Dita” duke shpjeguar shumë detaje të mbetura në errësirë nga ajo periudhë, por duke kërkuar madje ndjesë për një episod.

Gjatë intervistës Haxhija shpjegon se si Berisha donte të largohej nga Shqipëria natën e 13 marsit 1997 dhe se ai me vëllezërit e tij nuk e kanë lejuar duke mbrojtuar gjithashtu me forca të armatosura godinën e Presidencës ku ndodhej Berisha.

“Kulmi i kësaj historie është data 13 mars. Pasi u kishim mbushur mendjen shumë vetave që të na bashkoheshin për të mbrojtur Berishën dhe po blindonim Presidencën me armatime të rënda që morëm nga depot e Gardës, vumë armë të rënda në pikat dominuese tek korpusi i Universitetit dhe ndërtesa të tjera të larta. Ishim gati për luftën finale…

Po kthehesha nga Garda për në Presidencë, kur nga dera e prapme e saj, ngjitur me Klinikën Speciale të ish-udhëheqjes shof një autoblindë, një tank dhe një makinë të blinduar që prisnin. Pyeta njërin nga shoqëruesit se çfarë kërkojnë këto këtu? Më tha: Presidenti po ikën…
Më iku truri. Shkova me vrap dhe u futa në zyrën e Berishës që po dridhej dhe i thashë: “Çfarë ke ndërmend të bësh?
Më tha: “Izet, çdo gjë mori fund…”
“Çfarë mori fund?”, i thashë. “Fëmijët e tu i çuam në Itali ,gruan e ke të strehuar në një vend të sigurt…”
Pas këtyre fjalëve, shtova: “Po bëre një hap të dalësh prej kësaj zyre je i vdekur! Unë me vëllezërit e miqtë e mij po mbledhim njerëz për të mbrojtur ty, ndërsa ti kërkon të ikësh siç ikën shumica e pushtatarëve të tu. Kur të vritem unë me gjithë njerëzit e mij, atëhere mund të ikësh kur të duash…”

Në lidhje me këtë episode, Haxhija shprehet i penduar duke i kërkuar ndjesë shqiptarëve që nuk e lejoi Berishën të largohej nga Shqipëria në atë natë marsi.

Unë për vete në jetë kam bërë shumë gabime dhe gjëra të këqija, siç kam bërë edhe gjëra të mira, por nuk kam bërë krime dhe gjëra që të mbaj kokën ulur dhe të turpërohem.

Lexo edhe  Rexhep Selimi e kërcënoi keq policin në Kuvend, i thotë: “Të prej…” (Video)

Krimi më i madh që kam bërë është që nuk e lashë Berishën në atë mars të trazuar të merrte rrugën pa kthim të arratisë e tradhtisë, si Ahmet Zogu në 7 prill 1939. Kjo është pendesa ime. Ju kërkoj ndjesë shqiptarëve për këtë. Do kishte shpëtuar Shqipëria njëherë e mirë nga ai dhe nuk do kishin ndodhur as ngjarjet e grushtit të shtetit të shtatorit 1998.

Krahas ndjesës, Izet Haxhija bën edhe një denoncim publik ndaj Berishës duke thënë se ky i fundit i kishte kërkuar që të sulmonte Ambasadën e SHBA-ve pasi nuk i kishte punët aspak mirë me ambasadoren Mariza Lino në atë kohë.

Ja si e kujton Haxhija këtë ngjarje: Më thërret Berisha në zyrë e më thotë që “ajo lavirja (e kishte fjalën për Mariza Linon, ambasadoren amerikane në atë kohë në Tiranë) duhet t’i japim një mësim të mirë për të gjitha ato që ka bërë kundër nesh, sepse ajo po punon kundër Shqipërisë, ngaqë është e lidhur me lobet greke antishqiptare në Amerikë. Ti mund ta godasësh atë”, më tha.

Të mendohem, i thashë e të bëj planin për këtë. Në atë kohë, vërtet edhe unë isha i mendimit se Lino po punonte në mënyrë të tillë. Por kur bëhej fjalë për një vend si Amerika, thashë të pyesja dikë që njifte mirë politikën e jashtme dhe Amerikën. I them Mero Bazes se po të godisja ambasadën amerikane, kuptohet sipas planit tim, pa më thënë njeri, çfarë mund të ndodhte.

Më tha: “Në mënyrë absolute mos ndërmerr një veprim të tillë, sepse Shqipëria humbet pavarësinë e saj dhe fiton armiqësinë e Amerikës”. Megjithëse kisha bërë planin për ta goditur nga disa pika ambasadën amerikane, pas kësaj që më tha Mero Baze, hoqa dorë nga plani.

Pas disa ditësh më thërret Berisha dhe më thotë se çfarë kisha bërë për atë porosinë. I thashë që është e pamundur, sepse ambasada ruhet nga forcat marinse të Amerikës dhe policia shqiptare.
“Ti nuk ke dashur ta bësh!”, më tha i zemëruar.

Ky ka qenë komunikimi i fundit i imi me Berishën president.
izethaxhia

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKosovarja e artë në karate, e mund serben në finale
Artikulli tjetërNxënësit në Preshevë pa libra në shqip (VIDEO)