Shtëpi Kuriozitete Rrëfimi i sinqertë: Dua të më kujtohet ndjenja kur isha e shfrytëzuar,...

Rrëfimi i sinqertë: Dua të më kujtohet ndjenja kur isha e shfrytëzuar, kur isha e abuzuar

Shperndaje në Facebook.

femer-kujtohet-ndjenja-abuzuar-keqtrajtuar


Disa njerëz duan të harrojnë zemrën e tyre të thyer. Duan të harrojnë të gjitha budallallëqet që i kanë përjetuar me dikë. Duan të ecin para. Duan të lënë gjithçka prapa. Duan të lënë klishenë e tyre këtu dhe të varrosin ‘shpatat e luftës’. Unë nuk dua t’i harroj. Unë dua t’i kujtoj.

Dua ta mbaj mend se si më ka trajtuar. Dua ta mbaj mend se si ka flirtuar me mua, si më ka mashtruar dhe siguruar se do të kujdesej për mua.

Dua t’i kujtoj të gjitha ato porositë dhe rrëfimet e tij djallëzore dhe të pahijshme se unë kisha vlerë të madhe për të. Dua që t’i kujtoj të gjitha këto.

Dua ta mbaj mend se si isha ulur pranë telefonit duke pritur thirrjen e tij. Dua ta kujtoj se si kam pritur t’i përgjigjet mesazhit tim telefonik dhe më e keqja, tani me ndihmën e teknologjisë së re, e dija se e ka lexuar mesazhin.

Po, por as që është munduar të më përgjigjet, ishte rreth ora 2 të mëngjesit. Dua të mbaj mend se si me entuziazëm thoshte se është i ngazëllyer që do të më shohë në mbrëmje, kurse ishte vetëm një pjesë e imja që e ngazëllente …

Dua ta mbaj mend kur një natë pranë tij më zuri gjumi dhe kurrë më nuk u paraqit. Dua ta mbaj mend zemrën time që donte të dilte nga dhimbja dhe pastaj u thye në mijëra copa.
Dua t’i mbaj mend të gjitha gënjeshtrat e tij, të gjitha premtimet, të gjithë kërkimfaljet e mia drejtuar atij. Dua të më kujtohet ndjenja kur isha e shfrytëzuar, kur isha e abuzuar.

Dua t’i kujtoj shoqërimet e bukura, nuk ishin shumë, por të mjaftueshme që ai të jetë i sigurt se unë gjithnjë do ti përgjigjem thirrjeve, dhe të jetë i sigurt se unë do të jamë gjithmonë një prej rradhës së trofeve të tij.

Dua ta kujtoj se si është ndjenja kur je e dëshiruar, kur dikush dëshiron të zhveshë lakuriq dhe të të shikojë. Dua ta kujtoj kur e kam mbështetur kokën në gjoksin e tij dhe qetë kam fjetur. Dua ta kujtoj ndjenjën kur je epshi i dikujt, por jo dhe dashuria. Dua të gjitha këto t’i mbaj mend dhe kurrë mos t’i harroj.

Nëse i kujtoj, nuk do të përsëriten. Nëse i kujtoj do ta ruaj më shumë zemrën time. Nëse i kujtoj kurrë më nuk do t’i paraqitem. Nëse i kujtoj kurrë më nuk do t’i përjetoj ato përsëri.

Nëse i kujtoj, shpresoj të forcohem. Shpresoj se do të ndërtohet vetëbesimi im ashtu siç dua. Nëse i kujtoj, shpresoj se do të gjej dikë që mund të më dashurojë. Nuk dua të harroj. Dua t’i kujtoj.