Shkoi për pushime në Durrës, ajo me të cilën u përball aspak...

Shkoi për pushime në Durrës, ajo me të cilën u përball aspak e këndshme |VIDEO

Shperndaje në Facebook.

durres2

Është e dielë dhe pjesa më e madhe e njerëzve zgjedhin plazhin për ta kaluar fundjavën. Ndërkohë që Tirana fillon të boshatiset, Durrësi është destinacioni më i afërt për familjarët për të bërë një ditë plazhi. Mirëpo si gjithmonë plazhet në Durrës ofrojnë surpriza aspak të këndshme për qytetarët. Në rastin konkret, mjaft i shqetësuar ka shkruar një qytetar direkt nga Durrësi për JOQ. Ai ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet deti. Sipas qytetarit anijet sapo kanë derdhur sasi të mëdha nafte në det dhe janë larguar. Në të njëjtin plazh ku fëmijë dhe të rritur, zgjedhin të largojnë vapën e këtyre ditëve. “Sot në plazhin e Durrësit derdhën vaj të djegur anijet. Ngjitur me portin stacioni i parë Agip. Në distancë duken 5 anije peshkarexha dhe afër bregut duke ardhur vaj i djegur anijesh. Këtu mendohet që do të lahen fëmijët e mi? Nëse është kështu atëherë më mirë po marr familjen e largohem fare nga ky vend”, shkruan pushuesi.

Lexo edhe  Barcelona me një mungesë të madhe kundër Realit (Foto)