Shkon të blej Mercedes, habitet kur kupton arsyen përse nuk i shesin...

Shkon të blej Mercedes, habitet kur kupton arsyen përse nuk i shesin veturën

SHPËRNDAJE
loading...

587262_1470821745-8017745

ndian-Amerikani Surjeet Bassi 50 vjecar, i cili jeton në Middletown, New York është befasuar shumë kur ka kuptuar arsyen përse përfaqësia e veturave Mercedes nuk i shet atij veturën të cilën dëshironte ta blinte.
Z. Bassi është pronar i kompanisë për transporte të materialeve mjekësore Orange County Medi-Coach dhe kishte vendosur që të blinte një veturë Mercedes-Benz ML350 tek Prestige Motors në New Jersey që është njëra nga përfaqësitë më të mëdha të Mercedes-Benz në SHBA, transmeton Express. Por kjo blerje rezultoi të ishte shumë më komplekse sesa dukej.

Pasi që kishin plotësuar të gjithë dokumentacionin për blerjen e veturës dhe pasi që kishte paguar 1,000USD kapar ai ishte njoftuar nga kompania se blerja ishte anuluar.

Lexo edhe  Prindërit e braktisën sepse nuk kishte këmbë, por nuk do ta besoni se me çfarë merret ajo sot (Video)

Kompania i kishte thënë se blerja anulohet me dyshimet se vetura do të eksportohej për Talibanët pasi që Bassi banonte në një zonë ku dyshohej se kishin lidhje me Talibanët.

Emri i Bassit nuk figuron askund në dosjet e policisë, FBI apo ndonjë agjencioni tjetër të sigurisë. Edhe pas kësaj Bassi kishte thënë se do të nënshkruante në kontratë se vetura nuk do të eksportohej për Talebanet por prapë Mercedes kishte refuzuar ti shiste atij veturën.

Tani Bassi ka ngritur një padi 1.26 milion USD nga Prestige Motors për diskriminim ndaj konsumatorëve.

loading...