Shqiptarja 19 vjeçare pasi që e lind foshnjën atë e hedh në...

Shqiptarja 19 vjeçare pasi që e lind foshnjën atë e hedh në lumë

Shperndaje në Facebook.

пол20-620x330

Dje rreth orës 11 e 30 min në SPB Kumanovë nga ana e një motre medicinale nga reparti i gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë është lajmëruar se tek to me gjakderdhje është sjell A.M.(19) nga fshati Mateç, Komuna e Likovës, informuan nga MPB-ja, transmeton TetovaSot.
Pas kryerjes së kontrollit, mjeku-gjinekolog ka vërtetuar se e njëjta ka lindur në periudhën prej 24 orëve.
A.M. e cila ka qenë me një shtatzëni të padëshiruar dhe për të cilën nuk ekzistojnë të dhëna se paraprakisht ka qenë e kontrolluar për shtatzëni, ditën paraprake ka nisur që të ketë gjakderdhje, pas së cilës ka shkuar në tualetin e shtëpisë së saj ku ka lindur. E njëjta e ka nxjerr foshnjën dhe e ka hedhur në lumë që ka kaluar afër shtëpisë së saj. Pasi që i keqësohet gjendja, prindërit e saj e kanë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë.
Me ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë, me urdhrin e të cilit nga ana e një mjeku të mjekësisë ligjore mbi A.M. do të kryhet kontroll gjinekologjik, ndërsa trupi i foshnjës që është gjetur do t`i jepet mjekësisë ligjore për shkak të obduksionit.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit

Lexo edhe  Zbulohet mënyra se si vidhen makinat në Tiranë (VIDEO)