Shtëpi Shëndetësi Shtoni sheqer në shampon tuaj. Ja pse…

Shtoni sheqer në shampon tuaj. Ja pse…

Shperndaje në Facebook.

Të gjithë ju mendoni se sheqeri është i dëmshëm për trupin, por një ekspert mendon se ai mund të bëjë mrekulli me flokët tuaj. Çfarë përfitimesh merrni kur i bashkoni…
Dr. Francesca Fusco, dermatolog në Wexler Dermatology, beson se duke shtuar sheqer në shampon tuaj mund të largoni të gjitha papastërtitë dhe të keni flokë të shëndetshëm.
“Duke shtuar një lugë gjelle sheqer në shampon tuaj do të zhdukni të gjitha qelizat e vdekura, duke lejuar kështu ajrosjen e flokëve,” ka shtuar Fusco. Sipas Daily Mail, ai rekomandon përdorimin e sheqerit në një shampo hidratuese çdo katër larje.
Ndërkohë, Hiro Miyoshi, stilist flokësh tha për Mail Online se ky është një truk shumë i dobishëm veçanërisht kundër rrënjëve të vajisura të flokëve. Megjithatë ka edhe mendime kundër përdorimit të sheqerit në shampo, si ai Mads-Sune Lund i cili shprehet se nuk është i bindur për përdorimin e tij, me pretekstin se kjo mund të largojë ngjyrën e flokëve.