Si të paraqiteni më e mençur sesa që jeni në të vërtetë?

Si të paraqiteni më e mençur sesa që jeni në të vërtetë?

SHPËRNDAJE
loading...

bigstock-Young-Woman-Wearing-Glasses-a-77135147-780x439

Disa njerëz janë më të mençur se të tjerët. Por, kjo nuk do të thotë se askush nuk mund të duket më inteligjent sesa që është në të vërtetë.

Në fakt, ka shumë mënyra të dëshmuara shkencërisht të cilat ju ndihmojnë t’i bindni të tjerët se jeni shumë të mençur, transmeton Telegrafi.

Mos mbani birrën në dorë
Zakonisht njerëzit bëjnë shumë gjëra të çuditshme kur pinë alkool. Dhe, nuk ka ndonjë dyshim se mbajtja e birrës në dorë bën të paraqiteni më pak inteligjentë, sipas një studimi të përbashkët nga Universiteti i Michigan dhe ai i Pennsylvanisë.

Mbani syze të trasha

Hulumtimet sugjerojnë se nëse jeni duke vënë syza, ju do të dukeni më pak atraktivë, por më shumë inteligjentë.

Lexo edhe  Njihuni me Laurimin, kamarieri që përloti të gjithë me gjestin e tij ndaj një klienti të veçantë (FOTO)

Në një studim të vogël, hulumtuesit e Universitetit të Vjenës kishin zbuluar se personat të cilët vënë syze më të trasha, vlerësohen nga të tjerët si më inteligjentë sesa njerëzit pa syze.

Ecni me të njëjtin ritëm si të tjerët

Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Bostonit tregon se nëse ecni më shpejt – ose më ngadalë – sesa njerëzit përreth jush, ata mund të mendojnë se jeni budalla.

Prandaj, kujdes se si ecni.

Vishuni mençur…

Studimet kanë treguar se rrobat i japin formë mënyrës se si të tjerët na perceptojnë.

P.sh., asistentët e profesorëve të cilët veshin rroba formale perceptohen nga studentët si më shumë inteligjentë – por më pak interesant – sesa kolegët e tyre të cilët vishen si zakonisht. /GazetaGobale/

loading...