Terim fton lojtarët: Bëni atë që kundërshtari ta ndiejë fuqinë tuaj

Terim fton lojtarët: Bëni atë që kundërshtari ta ndiejë fuqinë tuaj

Shperndaje në Facebook.

20161110101404638646

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Turqisë, Fatih Terim, ka ftuar futbollistët e tij që ta përjetojnë çdo minutë dhe të kenë përqendrim të plotë deri në fund të ndeshjes për ta bërë Kosovën që ta ndiejë fuqinë e tyre.

Ai ka thënë se Turqia nga ndeshja me Kosovën pret që të hapë një faqe të re. Terim ka shtuar se gjithë lojtarët e ftuar, duke iu referuar edhe yjve të rikthyer si Arda Turan, Burak Yilmaz, Gokhan Gonul e Selçuk Inan, e kanë merituar ftesën dhe se duhet të japin maksimumin e tyre në ndeshjen kundër Kosovës. Ndeshja Turqi – Kosovë zhvillohet të shtunën në Antalya, në kuadër të Grupit I për eliminatorët e kampionatit botëror “Rusia 2018”, shkruan sot Koha Ditore.

Lexo edhe  Ja si e rritni imunitetin me këtë metodë shumë të thjeshtë

Si Turqia ashtu edhe Kosova nuk kanë shënuar asnjë fitore në tri ndeshjet e kaluara. Turqia ka dy pikë, kurse Kosova një. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).