Shtëpi Video Thuajini lamtumirë erës së keqe të këmbëve me këto mënyra natyrale

Thuajini lamtumirë erës së keqe të këmbëve me këto mënyra natyrale

Shperndaje në Facebook.

Era e keqe e këmbëve mund të vijë si pasojë e çorapeve apo këpucëve të papërshtatshme. Ky është një problem që prek shumicën e njerëzve, sidomos ata që mbajnë të veshura këpucët gjatë gjithë ditës.
Uthull molle musht: prania e acideve acetike dhe fenolike në uthull e bëjnë atë

një mjet të shkëlqyer antibakterial, e për pasojë heq erën e keqe të këmbëve.

Shtoni gjysmë gote uthull molle në një legen me ujë të vakët dhe mbajini këmbët për 20 minuta në ujë.

Përsëriteni këtë proçedurë 2­3 herë në javë.

Vodka: kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është shumë efektive. Hidhni një filxhan vodka në ujë dhe era e keqe e këmbëve do të zhduket. Mbajini këmbët në ujin me vodka për 20 minuta.

Ujë me kripë: kripa është e mbushur me natrium dhe për pasojë mund të ndihmojë në neutralizimin e erës së keqe të këmbëve. Lajini këmbët çdo natë me ujë me kripë dhe më pas lyejni ato me vaj kokosi.
tr_1456039134-1286850