Shtëpi Video TOM DOSHI: TAKIMIN E KËRKOI GRUAJA E KASTRIOT ISMAILAJT

TOM DOSHI: TAKIMIN E KËRKOI GRUAJA E KASTRIOT ISMAILAJT

Shperndaje në Facebook.

Deputeti i Shkodrës Tom Doshi, i cili në letrën që Spartak Braho u ka dërguar krerëve më të lartë të shtetit, cilësohet si një ndër protagonistët që po synon të destabilizojë vendin, është kundërpërgjigjur menjëherë duke sqaruar pozicionin e tij. Deputeti Doshi sqaroi gjatë një bisede telefonike me “Gazeta Shqiptare” se ishte gruaja e Ismailajt, që kërkoi takimin dhe se mes tyre është biseduar për çështje familjare. “Me gruan e Kastriot Ismailajt njihem prej 15 vitesh. Më telefonoi dhe me kërkoi takim. Si deputet i Kuvendit, por edhe për shkak të njohjes së hershme, e kam takuar. Dua të theksoj se unë takoj shumë njerëz. Takimi me bashkëshorten e Ismailajt, është bërë në një ambient publik, pasi nuk kam asgjë për të fshehur”, tha Doshi. Sipas tij, është krejt e thjeshtë që të vërtetohet gjithçka ai deklaron, mjafton të merren tabulatet telefonike të tij. “Le të kontrollohen tabulatet e mija dhe të shikohet se kush e ka kërkuar takimin”, theksoi Doshi. Ligjvënësi deklaroi se nuk ka dijeni për bizneset e mundshme që mund ta ketë pasur Ilir Meta me Kastriot Ismailajn. “Aferën po mundohen ta justifikojnë prapë, sikur po i sajojnë Metës këta videot, pamjet, por kësaj radhe nuk ka ku të shkojë, duhet të dalë e vërteta edhe për CEZ edhe në lidhje me mua”, tha Doshi. Dy deputetët janë në gjyq, pasi Doshi pretendon se Braho ka shpifur për të. Pas seancës gjyqësore, pyetjes “nëse do të rikthehej në parlament për të votuar për reformën në drejtësi”, Doshi iu përgjigj “patjetër që po”, por ai shprehu rezerva lidhur me personazhet që janë angazhuar për të bërë këtë reformë. “Patjetër që do kthehem për reformën në drejtësi. Po ju e keni idenë kush po merr pjesë në reformën në drejtësi?! Një ndër ta është Spartak Braho, i cili ka kryer krime në kohën e komunizmit, vetë me dorën e tij ka vrarë ushtarë 18 vjeç. Kjo është fatkeqësi për shqiptarët, kush po e bën reformën në drejtësi”, deklaroi deputeti.

Lawmaker Tom Doshi speaks to a Parliament’s commission discussing the prosecutors’ request to lift his immunity, Wednesday, March 25, 2015, after his claims Speaker Ilir Meta had been behind an assassination plot. Parliament on Thursday, March 26, 2015 voted in favor of the prosecutors’ call to arrest Doshi, expelled from the governing Socialists three weeks ago after the claims, and also for Christian Democrat Mark Frroku for false testimony in the case. (AP Photo/Hektor Pustina)