Xhami më i qëndrueshëm në botë, tani përdoret edhe për…

Xhami më i qëndrueshëm në botë, tani përdoret edhe për… [Foto/Video]

SHPËRNDAJE

loading...

Kompania e xhamave mbrojtëse Gorilla Glass, Corning, është bërë e njohur qëkur shumica e prodhuesve të telefonave kanë nisur të përdorin xhamat mbrojtës të saj.

Kompania Corning ka një histori të gjatë të prodhimit të xhamave për dedikime të ndryshme, duke përfshirë edhe ato për anijet kozmike, transmeton Koha.net. Prandaj, nuk është befasi që koncepti i tyre i ri i prezantuar në CES 2017 me të cilin edhe veturat janë pajisur me Gorilla Glass.

Këto xhama të qëndrueshëm janë të instaluar në vend të xhamit të përparmë të veturave, xhamit panoramik në tavan të veturës, xhamin e pasmë dhe ato anësorë, si dhe në panelin kontrollues.

Lexo edhe  8 sjellje që ju çojnë drejt një jete të suksesshme

Për dallim nga llojet tjera të xhamave, Gorilla Glass janë më të fortë dhe më të qëndrueshëm, transparentë dhe 30 për qind më të lehtë. Po ashtu, këto xhama mbrojtës vijnë me opsionin për errësim automatik, kështu me vetëm klikimin e një butoni ato mund të errësohen tërësisht.

Duke pasur parasysh faktin se këto xhama janë shumë më të shtrenjta në krahasim me xhama të tjerë, ndoshta ato do të instalohen vetëm në veturat e segmentit premium.

 

loading...
SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKëta janë djemtë e Okit (Foto)
Artikulli tjetërMourinho e do Griezmannin në verë