Xheko ndëshkohet me karton të kuq pasi i ul tutat kundërshtarit (VIDEO)

Xheko ndëshkohet me karton të kuq pasi i ul tutat kundërshtarit (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.

xheko-470x371

Sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Xheko, është ndëshkuar me karton të kuq në takimin e mbrëmjes së sotme ku kombëtarja e tij luante në transfertë përballë Greqisë një takim të vlefshëm për Grupi H kualifikues të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Gjatë një dyluftimi me futbollistin kundërshtar, Sokratis Papastathopulos, Xheko e ka humbur qetësinë duke bërë një gjest të shëmtuar teksa i ka ulur tutat e uniformës lojtarit grek, duke e lënë atë vetëm në brekë. Arbitri e ka ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë boshnjakun për këtë veprim. Me karton të verdhë u ndëshkua dhe mbrojtësi i Dortmundit, Papastathopulos. Ndërkohë karton të kuq direkt ka marrë futbollisti tjetër i Greqisë, Papadopulos, për shkak se reagoi në mënyrë anti-sportive ndaj këtij incidenti.

Lexo edhe  Kombëtarja shqiptare zhvillon stërvitjen e dytë, De Biasi ka një ‘problem’ (VIDEO)